Më 14 qershor, misionit të EULEX-it i ka përfunduar mandati në Kosovë.

Pas më shumë se 12 vjetëve prezencë në vend, tashmë, sipas Presidencës, EULEX-i nuk është i nevojshëm.

Tani është koha që të gjitha kompetencat e EULEX-it të kalojnë te institucionet vendore. Kosova më nuk ka nevojë për EULEX-in, por do të pranojë çdo përkrahje në forcimin e rendit dhe ligjit nga ana e BE-së, sikur që është rasti në vendet e rajonit. EULEX-i tashmë nuk ka mandat për të qëndruar në Kosovë” thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit dhënë KosovaPressit.

Por aty shtohet se nuk ka pasur shkëmbim të letrave me BE-në për vazhdim ose jo të mandatit, por e shohin të udhës që prezenca e Bashkimit Evropian në fushën e sundimit të ligjit të reduktohet.

 

 

\