Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj sot ka takuar kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum, me ç’rast ka theksuar se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën .

Kështu ka bërë të ditur Cakaj përmes një postimi në facebook, ku është shprehur se Krichbaum-in e ka informuar mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare.

“Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Po, patjetër: theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Cakaj në facebook./21Media