Presidenca “përurohet” si nëndegë e VV-së, reagoi zyra e U.d. Presidentes
26 Janar 2021
Zyra e U.d. Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani reagoi pas aktivitetit të Partisë Socialdemokrate, e cila sot në rrethojat e Kuvendit të Kosovës vendosi një pllakë me shkrimet” Lëvizja Vetëvendosje! Nëndega-Presidencë, kryetare: Vjosa Osmani”. Sipas presidencës, pretendimet e PSD-së janë të pa vërteta e tendencioze.
“U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe. As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës.Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze.”, u bë e ditur në reagimin e presidencës.
Rivaliteti politik, siç u theksua, nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.
Ndryshe, Partia Socialdemokrate në rrethojat e Kuvendit të Kosovës sot vendosi një pllakë me shkrimet” Lëvizja Vetëvendosje! Nëndega-Presidencë, kryetare: Vjosa Osmani”. Përmes aktivitetit të sotëm PSD theksoi se po përurojnë nëndegën e kësaj zyre e që sipas tyre është e LVV-së./21Media