Presidenca: Serbia ka emëruar zyrtarë në organe ilegale në katër komuna të Kosovës

Shefi i Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, ka thënë se Serbia ka emëruar zyrtarë në organet ilegale komunale në pesë komuna të Kosovës; Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq.

Vela tha se kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës

“Është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, shkroi Vela në Twitter, duke bashkëngjitur dokumente të emërimeve. /21Media

Back to top button