Donald Trump u “sulmua” në Capitol Hill me flamuj të Rusisë!
25 Tetor 2017
Presidenti amerikan u përball me situatë të pakëndshme
Presidenti amerikan u përball me situatë të pakëndshme
Presidenti amerikan, Donald Trump, përjetoi një befasi të pakëndshme në Capitol Hill , ku kishte pasur një drekë me senatorët republikanë.
Me të hyrë në Kongres, përfaqësuesit e një organizate që po kërkojnë shkarkimin e presidentit hodhën flamuj të Rusisë në drejtim të tij dhe brohoriten “Trumpi është tradhtar”.
Flamujt rusë, në të cilët shkruante Trump, i hodhi Rajan Klejton, anëtar i organizatës Amerika ndërmerr aksion.
Klejton u arrestua dhe kundër tij u ngrit padi për sjellje të paligjshme, njoftoi një zëdhënëse e Capitol Hill.
Autoritetet në Capitol Hill tani janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar se si ka arritur Klejton ti afrohet Trampit, pasi që për të hyrë brenda nevojitet akreditimi./21Media