Presidenti austriak për dialogun Kosovë- Serbi: Pa marrëveshje të dyja vendet s’kanë të ardhme drejt BE-së

Presidenti i Austrisë, Van der Bellen gjatë vizitës së tij në Shqipëri foli edhe për dialogun Kosovë- Serbbi.

Ai tha se “dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Evropian”.

Në anën tjetër Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e falënderoi Va nder Bellen për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi, që theksoi se është kaq të rëndësishëm për paqen në rajon.

Begaj në konferencën e përbashkët për media me presidentin Van der Bellen, tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderova Presidentin Van der Bellen për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, si dhe së fundmi, për dialogun Kosovë – Serbi, kaq të rëndësishëm për paqen në rajon”, tha ai.

Ai shtoi se së bashku me presidentin e Austrisë, kanë ndarë bindjen se ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve.

Back to top button