Presidenti Begaj bën homazhe te varri i ish presidentit Rugova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të vizitës në Kosovë, ka bërë homazhe te varri i ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Begaj do të vazhdoi homazhet edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
“Vijë në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë, si bir e vëlla, mes bijve të kësaj toke krenare dhe vëllezërve të të njëjtit identitet, aty ku shtëpia është e Zotit dhe e mikut” – me këto fjalë nisi fjalimin e tij sot presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, para gazetarëve dhe përkrah homologes nga Kosova, Vjosa Osmani.
“Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një arritje e shumëpritur dhe një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovën dhe të gjithë rajonin”, tha tutje presidenti.
Ndërkohë që, Begaj tha se Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare./21Media

Back to top button