Presidenti Begaj nuk takohet me Abdixhikun

Ndonëse ishte paralajmëruar të ksihte një takim mes presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, nuk ndodhi.
Lidhur me mosbajtjen e këtij takimi Zyra për Informim e LDK-së ka dhënë një sqarim.
“Lajmi gjoja se sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me presidentin e Shqipërisë, në zyrat e Kuvendit, nuk është i vërtetë”, thonë në LDK.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, s’ka pranuar t’i takojë udhëheqësit e LDK-së në selinë e partisë së tyre. Kurse LDK s’kanë pranuar ta takojnë Begajn në ambiente të tjera.
Begaj sot është takuar me drejtuesit e partive opozitare të PDK-së dhe të AAK-së, si dhe me përfaqësues të partive minoritare në hapsirat e Kuvendit të Kosovës.
Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Përveç Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit Albin Kurtin.
Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane. Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.
Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

Back to top button