Presidenti falënderon Policinë e Kosovë

 

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar pjesëtarët e policisë në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

“21 vjet me Policinë e Kosovës. Faleminderit afër 10 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

Policia e Kosovës për nder të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, duke iu përshtatur edhe rrethanave aktuale, organizon ceremoninë zyrtare ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së dhe të ftuar të tjerë./21Media

Back to top button