Presidenti finlandez thotë se bisedimet me Rusinë ishin të qeta

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto thotë se bisedimet e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin për ofertën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n nuk përmbanin asnjë kërcënim.
“Ai konfirmoi se mendon se është një gabim. Ne nuk po ju kërcënojmë. Në përgjithësi, diskutimi ishte shumë, mund të them, i qetë dhe i ftohtë,” i tha Niinisto CNN.
Finlanda ka konfirmuar sot se do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO .
Teksa Putin ka thënë më parë se kjo është një gabim./21Media

Back to top button