Presidenti francez rezulton pozitiv me Covid-19
17 Dhjetor 2020
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dalë pozitiv me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur presidenca franceze.
Sipas deklaratës 42-vjeçari bëri një test pasi simptomat u shfaqën dhe tani do të izolohet për shtatë ditë.
Macron “është ende i ngarkuar” për drejtimin e vendit dhe do të punojë në distancë, transmeton rtv21.tv.
Franca këtë javë vendosi një shtetrrethim brenda natës për të ndihmuar uljen e rasteve.
Ka pasur dy milionë raste të konfirmuara në Francë që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 59 mijë e 400 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./21Media