Presidenti i klubit spanjoll, atij të Atletico Madridit, Enrique Cerezo në një deklaratë drejt mediave spanjolle ka thënë se ylli i Barcelonës Lionel Messi është i mirëseardhur tii bashkohet transferit më të ri të Atleticos, Luis Suarez.

Fjalët e Cerezos për mediat ishin: “Në jetë, nëse dëshiron diçka, nëse Messi dëshiron që të luaj përkrah Suarez, atëherë do i thoja ‘eja për Krishtlindje’. Nëse Messi ka dëshirë të luaj përkrah Suarezit, atëherë dëshira dhe vullneti i lojtarit e bëjnë çdo gjë të mundur”, tha ai për “Cadena Cope”.

Pavarësisht spekulimeve gjatë shtatë javëve të fundit që presidenti i Barcelonës, Bartomeu ka marrë shumë kritika rreth udhëheqjes së klubit, Cerezo tha fjalë të mira për të:

“Jemi shumë të kënaqur me blerjen e re (Suarez). Me Bartomeun kemi miqësi të mirë, ai është një president i shkëlqyer”

“Në këto momente gjërat nuk po shkojnë mirë tek Barcelona, Bartomeu duhej të vepronte siç ka vepruar, dhe asgjë më shumë nuk ka ndodhur. Transferi u bë siç kemi pritur dhe Suarez është duke luajtur në një vend ku ka dashur të luaj gjithmonë”, shtoi Cerezo.