Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka kërkuar falje pasi qëndroi në një restorant pas orës 23:00. Lokalet në Austri duhej të ishin të mbylluar në atë kohë për shkak të pandemisë.

Ai kishte qëndruar në restorant deri pas mesnatës.

Van der Bellen, 76 vjeçar tha që ai kishte harruar se ka kaluar koha, ndërsa fliste me miqtë në restorantin italian në qendër të qytetit.

Austria ishte një nga vendet e para në Evropë që ndoqi Italinë në vendosjen e një bllokimi të rreptë, transmeton rtv21.tv.

Austria ishte gjithashtu një nga vendet e para që filloi të lehtësojë kufizimet.

“Më vjen keq sinqerisht. Ishte një gabim”, tha Van der Bellen.

Presidenti u vu re nga policia në zonën e jashtme të ngrënies së restorantit menjëherë pas mesnatës së së dielës, raportojnë media lokale.

Por rregullat e fundit të qeverisë thonë se restorantet dhe kafenetë, të cilat u lejuan të rihapeshin javën e kaluar, duhet të mbyllen në ora 23:00.

Restoranti mund të gjobitej për një shkelje, por Van der Bellen tha se ai “do të marrë përgjegjësinë” nëse pronari pëson humbje si rezultat i incidentit./21Media