Sipas tij, ai është më i mirë

Sipas tij, ai është më i mirë

Numri një i klubit katalanas është i lumtur që ka në skuadër Ousmane Dembelen.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është pyetur se cilin preferon më shumë, Ousmane Dembelen apo Neymarin dhe ai pa hezitim ka zgjedhur francezin para brazilianit.

Ishte pikërisht Dembele ai që erdhi në vend të Neymar para dy vitesh te Barcelona, me këtë të fundit që kishte zgjedhur të transferohet te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

“E them këtë, me paratë e tyre (PSG-së), Barça bëri një bast sportiv. Me këto ne blemë lojtarë si Dembele dhe Philippe Coutinho. Dembele është më mirë se Neymar, ai është te Barça dhe është më i mirë”, theksoi Bartomeu.

Për Dembelen, Barcelona ka shpenzuar 105 milionë euro për ta transferuar nga Dortmundi.