Lionel Messi vazhdon të mbetet në qendër te mediave pas informacioneve se ai mund të largohet nga Barcelona. Gazetat sportive të shumë vendeve e lidhen argjentinasin me shumë ekipe por pa patur asgjë konkrete.

Për këtë temë ka vendosur të flas vetë presidenti Bartomeu. Ai ka ritheksuar mundësinë që Lionel Messi të përfundojë karrierën e tij në këtë klub. Argjentinasi aktualisht është në kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me Barcelonën por që po zhvillohen bisedime me sulmuesin 33-vjeçar për një zgjatje të kontratës.

Bartomeu konfirmoi se bisedimet fillestare midis lojtarit dhe klubit janë pozitive ku presidenti i Barcelonës është i bindur se një rinovim do të vij së shpejti.

“Ne kemi folur, po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim me Messin,” i tha Bartomeu TV3. “Ai dëshiron të përfundojë karrierën e tij këtu, ne patjetër do të rinovojmë me të dhe nuk kam dyshim se ai do të qëndrojë këtu”.