Fjalimi pritet ta mbajë nga ora 14:00

Fjalimi pritet ta mbajë nga ora 14:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do tu adresohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës .

Sipas një njoftimi nga Presidenca, Thaçi do të mbajë një fjalim para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Sot (29 shtator), në orën 14:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të ketë një adresim publik para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndryshe sot nga ora 14:00 në kryeqytet do të mbahet protestë kundër tij, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dje Thaçi në konferencën e tij për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se protesta kundër tij është protestë kundër popullit shqiptar të Luginës së Preshevës./21Media