Presidenti i Finlandës bisedoi me Putinin, i tregoi për planin e anëtarësimit në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto ka biseduar në telefon me nikoqirin e tij rus, Vladimir Putin, për çka edhe ia ka treguar planet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.
Një pjesë e bisedës së tyre u publikua nga Finlanda, ku thuhej se Niinsito i tha Putinit “se kërkesat ruse në fund të vitit 2021 që synonin parandalimin e vendeve për t’u bashkuar me NATO-n dhe pushtimi masiv i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë”.
Madje, Niinisto e ka njoftuar Putinin se Finlanda vendos të kërkojë anëtarësimin në NATO në ditët e ardhshme.
Niinisto shtoi se si i kishte thënë Putinit në takimin e tyre të parë qysh në vitin 2012 se “çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij” dhe se duke u bashkuar me NATO-n, Finlanda po merrte përgjegjësitë e saj.
”Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe është zhvilluar pa acarime. Shmangia e tensioneve u konsiderua e rëndësishme”, tha Niinisto./21Media

Back to top button