Do të jetë një fund sezoni i nxehtë për Lazion nëse ky kampionat do të rifillojë pasi Claudio Lotito ka vendosur të hapë thesin.

10 milionë euro është premio që ka vendosur numri 1 i Lazios në rast triumfi të bardhekaltërve në këtë sezon të Serie A.

Aktualisht Lazio ka një pikë më pak se Juventusi kur mbeten për të luajtur edhe 12 raunde deri në fund të sezonit.

400 mijë euro do të jetë shpërblimi për Thomas Strakoshën me shokë.

Për momentin Lazio ka siguruar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.