Presidenti i PSG-së: Cavani gati sa nuk më dha sulm në zemër
4 Dhjetor 2020
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi pranon se ai pothuajse kishte një ‘sulm në zemër’ pasi Edinson Cavani goditi traversën gjatë fitores së ekipit të tij në udhëtim te Manchester United.
PSG triumfoi me rezultat 3-1 në Old Trafford ndaj Unitedit dhe la gjithçka të hapur në Grupin H të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, ish-sulmuesi i PSG-së ishte afër për të rikthyer Unitedin në lojë, por goli iu mohua vetëm nga traversa.
Al-Khelaifi ka folur pas triumfit të ekipit të tij, ndërsa nuk hezitoi ta përmend rastin e ish-lojtarit të tyre, Cavani.
“Ndjenja ime për traversën e Cavanit? Një sulm në zemër (qesh)”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.
“Tani ne do të vazhdojmë sepse nuk jemi ende të kualifikuar. Jemi të lumtur, por nuk jemi ende të kualifikuar. Objektivi ynë është të kualifikohemi”, përfundoi presidenti i PSG-së.