Presidenti i Serie-A: Do të ketë ndryshime brenda ligës

 

Presidenti i kampionatit italian të futbollit, të njohur si Serie-A, Dal Pino, së fundmi ka paralajmëruar se kjo ligë në një të ardhme të afërt mund t’i nënshtrohet një ndryshimi për shkak se duhet përshtatur me angazhimet tjera nga kampionatet dhe garat evropiane.

Ai ka thënë se ka një interesim  brenda federatës që liga të reduktohet nga 20 në 18 ekipe.

”Reduktimi i Serie A në 18 ekipe është një temë që është diskutuar për një kohë të gjatë, shumë e dashur për klube të ndryshme dhe gjithashtu në brenda federatës, e gjithë kjo fillon nga supozimi themelor që sistemi, siç është, nuk qëndron më Nga viti 2024 ne do të kemi një Ligë të Kampionëve të re me më shumë data, më shumë ndeshje dhe ne duhet t’i gjejmë këto data brenda ligave tona kombëtare”, ka thënë Dal Pino.

Ai ka treguar se e kanë ndryshuar Kupën e Italisë për të zvogëluar angazhimet sepse lojtarët nuk janë makineri dhe duhet të ndërtojnë diçka që është funksionale në lidhje me sitemin e përgjithshëm.

Back to top button