Presidenti i Lega Serie A , Paolo Dal Pino ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit Italian.

“Lega Serie A njofton se presidenti Paolo Dal Pino ka rezultuar si pozitiv me Covid-19 pas testeve të kryera dje. Presidenti ka simptoma dhe është izoluar në shtëpi si dhe do t’i ndjekë të gjitha protokollet e dalura nga institucionet shëndetësore”.

Kujtojmë se një numër i madh i futbollistëve kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit në kampionatin italian të futbollit.