Presidenti i Werder Bremenit, Klaus Filbry ka thënë për mediat që është “pishman” që nuk arriti ta shiste yllin e skuadrës, Milot Rashican.

Rashica gjatë afatit kalimtar ishte i lidhur me ekipin e Aston Villës, ku edhe vetë lojtari preferonte një kalim në Premier League, por që ishte vet presidenti i Werderit që nuk e lejoi kalimin e tij në “Villa Park”.

Shuma të cilën e kërkonte klubi gjerman ishte përafërsisht 30 milionë euro, shumë e cila nga pronarët e Aston Villës ishte e papërballueshme, ku edhe ndikoi që lojtari të qëndroj në Gjermani.

Filbry për “Bild” tha që Rashica duhej të shitej pasi që klubi ishte në borxhe dhe se ishte pishman që vendosi ta mbajë lojtarin në Werder.

“Për shkak të situatës në të cilën jemi, ku brenda dy sezoneve kemi humbur rreth 30 milionë në të hyra, largimi i Milot Rashicës nga klubi jonë do i rregullonte gjërat dhe do të ishim në rrugë të mirë në aspektin ekonomik” tha Filbry.

Rashica ka kontratë me klubin e Werderit deri në vitin 2022, por që me spekulimet e fundit rreth largimit të tij, si duket lojtari do largohet këtë dimër.