Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në vizitë tek familja Haliti, ku personalisht ndau urdhrin më të lartë “Hero i Kosovës” për dy dëshmorët e kësaj familje, Murat e Enver Haliti.

Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka theksuar se Murati e Enveri dëshmorë të luftës sonë për liri e pavarësi, ishin që nga ditët e para të organizimeve të hershme me ne.

“Familja atdhetare Haliti, në ato ditë të vështira kur autoritetet serbe na kishin rënë në gjurmë, ishte shpeshherë strehë e grupimit tonë.”, shkruan Thaçi./21Media