Presidenti i Senatit italian uroi Presidentin Meta

Grasso shpreson për marrëdhënie të mira mes Italisë dhe Shqipërisë

Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, i ka dërguar një mesazh urimi Ilir Metës, pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Shqipërisë.

Pasi e përgëzon për detyrën e re, Grasso shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Shqipërisë do të përmirësohen edhe më tej gjatë mandatit të Presidentit.

“I dashur President Meta, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe të uroj çdo sukses për ju personalisht dhe për popullin shqiptar. Jam i sigurt se marrëdhëniet e respektit të ndërsjellë, miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të rriten më tej gjatë mandatit tuaj presidencial. Duke shprehur konsideratën time më të lartë, me respekt Pietro Grasso”, ka shkruar Grasso./21Media 

Back to top button