Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot është takuar me dy ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Jezerc.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook tha se është krenar me profesionalizmin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për paqe të ushtarëve të Kosovës.

Në Jezercin e UÇK-së me dy ushtarët e FSK-së, Yll Dalladakun dhe Korab Dautin. Krenar me profesionalizmin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për paqe të ushtarëve tanë. Ylli i shkolluar dhe vlerësuar nga akademia ushtarake më e mirë në botë “West Point” dhe Korabi, po ashtu, me rezultate të larta, sot e personifikojnë suksesin e të rinjve tanë kudo nëpër botë”, shkroi Thaçi./21Media