Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo intervistë pritet të fillojë në orën 13:00.

Ndërsa pritet mbërritja e Thaçit në objektin e Dhomave të Specializuara, tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetar nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura./21Media