Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot nga ora 11:30 do të mbajë konferencë për media.

Sipas një komunikate për media konferenca do të mbahet në hyrje të Presidencës, ndërkohë nuk është njoftuar për çka do të flitet.

Ndryshe, sot gjatë ditës Kadri Veseli, kreu i PDK-së dhe ish-kryetari i Kuvendit, bëri të ditur se sot do të niset drejt Hagës, pasi i është konfirmuar aktakuza. Sot do të niset edhe Rexhep Selimi, shefi i Grupit parlamentar të VV-së./21Media