Presidenti Thaçi shtrihet në QKUK
20 Prill 2020
Probleme me gur në veshkë
Probleme me gur në veshkë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor professional. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidentit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.”, thuhet në njoftim
Po ashtu bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile./21Media