Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot bëri të ditur se doli negative në testin për Covid-19. Ajo përmes twitterit informoi se deri nesër do të qëndrojë në vetizolim.

“Rezultati për testin tim të fundit Covid-19 sapo erdhi. Unë testova përsëri negativ. Unë do të vazhdoj vetë-izolimin tim deri nesër në mbrëmje, siç parashikohet nga rregulloret në fuqi.
Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja.”, shkroi ajo në twitter.

Ursula von der Leyen sot gjatë ditës informoi se hyri në vetizolim pasiqë u informua se ka marrë pjesë në një takim, ku ka qenë i pranishëm një person që ka qenë me Covid-19./21Media