Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot informoi se ka hyrë në vetizolim pasiqë është informuar se ka marrë pjesë në një takim, ku ka qenë i pranishëm një person që ka qenë me Covid-19.

Ajo përmes një postimi në twitter bëri të ditur se sot u vetizolua.

“Unë jam informuar se kam marrë pjesë në një takim të Martën e kaluar ku morri pjesë një person i cili dje doli pozitiv për COVID-19. Në përputhje me rregulloret në fuqi, prandaj jam vetë-izoluar deri nesër në mëngjes. Unë kam testuar negativisht të enjten dhe jam testuar përsëri sot”, shkroi ajo në twitter.