Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar pas fitores se Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Ajo ka uruar Bidenin dhe është shprehur e gatshme të punojë me të.

“Unë përgëzoj ngrohtësisht  Joe Biden dhe Kamela Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale të SHBA. BE dhe SHBA janë miq dhe aleatë, qytetarët tanë kanë lidhjet më të thella. Unë pres që të punoj me Presidentin e zgjedhur Biden.”, shkroi ajo në Twitter./21Media