Presidentja Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar futbollistët e Kosovës
Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar edhe njëherë tjetër të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Kosovës në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës.
Gjatë dekorimit nga presidentja Osmani me medaljen presidenciale të meritave, sulmuesi 31-vjeçar tha se nuk e kishte menduar humbjen.
“Ne e kemi ditur edhe para ndeshjes se është dëshirë e madhe për të gjithë popullin, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës për kualifikim por nuk ndodhi. Me iu tregu të drejtën, personalisht nuk e kam menduar se do të eliminoheshim, unë as biletën kthyese nuk e kam. Ka qenë një goditje e rëndë për ne edhe pse besoj se nuk e kemi merituar humbjen, kemi bërë çmos për të fituar, por ky është një realit”, tha ai.