Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë
Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për Media nga zyra e Presidentes.
Sipas paralajmërimeve nga qeveria shqiptare palën ukrainase e përfaqëson presidenti Volodymyr Zelensky.
Ky takim vjen pak ditë pasiqë hyri në vitin e tretë lufta Rusi-Ukrainë./21Media