Presidentja Osmani organizoi Darkën e Lamës në SOS Fshatin e Fëmijëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit organizoi “Darkën e Lamës” për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS Fshatit të Fëmijëve në Kosovë.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Presidentes Osmani, thuhet se fëmijët dhe stafi i SOS- fshatrave shijuan të mirat e tokës së Kosovës
“Darka e Lamës” është inicuar nga nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
“ shërben si një kujtesë që pasuria jonë nuk është vetëm në atë që prodhojmë por edhe në ruajtjen e traditës si dhe bashkëpunim rreth tryezës së shtruar me ata që falin dashuri”, thuhet në postimin e Presidentes./21Media