Presidentja Osmani pritet nga forcat e armatosura të Portugalisë

 
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë në Portugali, ka thënë se sot e kanë filluar ditën me pritjen nga forcat e armatosura të Portugalisë dhe Ministri i Mbrojtjes, Joao Gomes Cravinho.
Osmani ka kujtuar se 23 vjet më parë, pikërisht nga ky vend, këto forca u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë.
“Ata u vendosën në anën e duhur të historisë, në anën e të drejtës, në anën e lirisë si një e drejtë universale, në anën e mbrojtjes së një populli të tërë nga shfarosja nga një regjim tiranik. Në emër të popullit të Kosovës, përzemërsisht faleminderit!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani dje, në ditën e parë të vizitës në Portugali, në adresimin e saj në Samitin Global të Grave, ka theksuar se pandemia ka rritur pabarazitë me të cilat përballen gratë çdo ditë, në punë dhe në shtëpi. Osmani ka përmendur angazhimin e grave të Krushës, të cilat pavarësisht vuajtjeve me të cilat janë përballë, kanë arritur të triumfojnë./21Media

Back to top button