Presidentja Osmani sot takohet me Donfried dhe Escobar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do t’i presë në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.
Takimi i Presidentes me Donfried dhe Escobar nis në orën 17:00, sipas komunikatës për media.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Donfried do të deklarohen për media
Ndryshe, edhe Kryeministri Kurti do të takohet me Donried dhe Escobar. Takimi nis në orën 18:00./21Media

Back to top button