Presidentja vesh uniformën e FSK-së: Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat po rriten

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani iu është adresuar pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fjalimin e saj vjetor.
Ajo në uniformë ushtarake tha se është domosdoshmëri forcimi i kapaciteteve mbrojtëse në kohën kur siguria po sfidohet. Osmani shtoi se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.
“Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet autoritare hegjemoniste. Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha Osmani.
Komandantja supreme u zotua se FSK do ta zë vendin në Aleancën Veri-Atlantike.
“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin. Është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë. Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet”, u shpreh ajo./21Media

Back to top button