“Presim fitore“, Ademi: Jemi diku 7-8 mijë tifozë

7-8 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë në stadium, në përballjen Sllovaki-Kosovë e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

E para kësaj ndeshje të madhe, ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Ademi tha se pret fitore.

“Presim fitore. Do të japim më shumë në fushë dhe jashtë fushës i falënderoj gjithë tifozët “Dardanë”. Janë diku 7 deri 8 mijë tifozë këtu në Bratislavë”, deklaroi Ademi për media.

Back to top button