Prezantimi i Kurtit dhe kandidatëve për deputetë

VV shpalosi sukseset

Në paraqitjen publike të kandidatit të kësaj lëvizjeje për kryeministër por edhe kandidatëve për deputetë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njëherësh kandidat për deputet nga Vetëvendosje, tha se e kanë ngrit zerin dhe kanë ndalur procese shumë të dëmshme për vendin, raporton rtv21.tv.

“Jam krenar që jam pjesë e një grupi që nuk nënshtrohet. Po e prezantojmë kryministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin. Në këtë betëjë nuk po të çojmë vetë por jemi të gjithë ne”, tha ai.

Ahmeti numëroi siç tha sukseset e shumta gjatë qeverisjes së tij në Prishtinë. “Pas 25 vitesh reduktimesh në Prishtinë sot ka ujë, 24h. U blenë autobusë që s’ishin blerë për 30 vjet, s’u hap asnjë çerdhe, ne dyfishuam numrn e tyre…”, tha Ahmeti. Ai shtoi se s’ka hajna që mund ta çrrënjosin lëvizjen Vetëvendosje. “Vetëm VV mund ta çrrënjos farën e krimit, do t’i çoj kriminelët në burg dhe shtetin do t’ia kthej qytetarëve”, u shpreh Ahmeti./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button