Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person i cili dyshohet se duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor kishte arrite ta mashtroi viktimën femër duke e ngacmuar seksualisht.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhabir Toqani” në Prishtinë më datë 11.05.2020, rreth orës 15:30.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit  i cili ka lëshuar aktvendim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti, sipas Policisë, po vazhdon të hetohet.