Prezantohen si policë, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit kanë shqetësuar dhe frikësuar qytetarët duke u prezantuar si pjesëtarë të Policisë

Policia bën të ditur se tek të njëjtit gjatë bastisjes në veturë dhe shtëpi iu janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të vogël, dy thika, dy helmeta me mbishkrimin “POLICE”, një maicë me mbishkrimin “POLICE” me një emblemë të Policisë së Kosovës, një armë e gjatë plastike, dy pistoleta plastike, një shënjestër me llaser dhe një pa llaser, një bombë plastike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Back to top button