Little Sun është llambë diellore portative dhe versioni i tretë është bërë nga materiali i ricikluar

Little Sun është llambë diellore portative dhe versioni i tretë është bërë nga materiali i ricikluar

Artsiti danez-islandez Olafur Eliasson nxori versionin e tretë të llambës së tij portative “Little Sun” me të gjitha profitet për të arritur miliona njerëz rreth botës që akoma jetojnë pa elektricitet.

Në mesin e veprave më të njohura të Eliasson janë “The New York City Waterfalls” ku ujëvarat e mëdha u krijuan në krejt Manhattan në vitin 2008 dhe “Ice Watch,” kur blloqe të mëdha akulli nga Gronlanda u lanë që të shkriheshin gjatë konferencës për klimën në vitin 2015 në Paris.

Ai ka pasur ekspozitë edhe në MoMA (Muzeun e artit modern ) dhe ai e zgjodhi dizajnin e muzeut që të nxjerrë versionin e fundit të llambës së tij “Little Sun”.

Little Sun është llambë diellore portative dhe versioni i tretë është bërë nga materiali i ricikluar dhe kur të mbushet plotësisht mund të japë pesë orë dritë të ndritshme, duke u zbehur në dritë të butë që zgjat shumë.

Sipas fondacionit Little Sun, 1,1 miliardë njerëz rreth botës jetojnë pa qasje në rrjetin elektrik. Një nga efektet e kësaj është se fëmijët s’mund të mësojnë pas perëndimit të diellit.

Përpos që ofron dritë, the “Little Sun” po ashtu, kontribuon në eliminimin e tymit jo të shëndetshëm nga zjarri ose llambat me vaj./21Media