Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media deklaroi se kanë përpiluar një manual për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. Zemaj ka theksuar se do të shpërndajë manualin tek të gjitha institucione dhe qytetarët në mënyrë të përdoren si instrument për ta parandaluar përhapjen e koronvisurit.

Zemaj u shpreh se me rritjen e varfërisë si pasojë e koronavirusit, një pjesë të kësaj do ta bart shëndetësia. I pari i shëndetësisë kërkoi nga qytetarët të zbatohet manuali.

“Prandaj nga kjo konferencë kemi një mesazh të qartë, përdorni dhe zbatoni manualin, përdorni masakat, ruani distancën dhe higjienën, janë armë të thjeshta, por shpëtojnë jete dhe na mundësojnë te kthehemi në normalitet.”, deklaroi ai.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani u shpreh se kanë menduar që me lehtësimin e masave qytetarët do të vetëdijësohen, por u shpreh se kjo s’është arritur.

“Po ju them në emër te IKSHPK-se s’është arritur, qytetarët se kanë dhënë provimin, s’ju keni përmbajt rekomandimeve. Në prognozën e IKSHPK-se do të ketë rritje të rasteve ketë javë. Për këtë arsye e kemi përpiluar këtë manual. E kam një apel për qytetarët e komunave, të punojnë pandërprerë deri në zvogëlimin e numrit të rasteve.”, deklaroi ai dhe u zotua se do të rrisin kapacitetet për inspektimin e institucioneve. Po ashtu Ramadani tha se nëse nuk respektohet ky manual, do të kthehemi në pikën zero.

Ministri Zemaj u shpreh se së bashku me drejtorin e IKSHPK-se kanë qenë në institucionet e apostrofuara, në Telekom dhe Poste, ku ka raste pozitive me Covid-19, dhe u shpreh se do t’i vizitojnë edhe institucionet tjera./21Media