Elegante dhe e kënaqur me veshjet e dizenjatorës kosovare

Elegante dhe e kënaqur me veshjet e dizenjatorës kosovare

Rebecca Stella është një këngëtare, dizajnere, model dhe blogere e njohur suedeze.

Ajo gjithashtu, është prezantuese i një show televiziv të quajtur “Paradise hotel” show ky i cili është shumë i shikuar në Suedi.

Prezantuesja, Rebecca Stella gjatë gjithë kësaj kohe është veshur me kreacionet e dizenjatorës kosovare, Vjollca Llapashtica. Madje ajo përmes një postimi në profilin e saj “Instagram” është shprehur shumë e kënaqur me veshjet e dizejnatorës Llapashtica, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se për kreacionet shumë elegante të shumë miseve shqiptare dhe amerikane është përkujdesur disenjatorja kosovare Vjollca Llapashtica./21Media