Investimi i qeverisë kosovare në rrjetin e frankofonisë është i dobishëm

Investimi i qeverisë kosovare në rrjetin e frankofonisë është i dobishëm

Prezenca e gjuhës frënge në Kosovë dhe promovimi i vlerave frankofone u konsideruan të nevojshme dhe të rëndësishme, në shpalosjen e aktiviteteve të edicionit të 20-të të programit të Javës së Frankofonisë në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët, mes akterëve kyç për këtë organizim u tha se rreshtimi i Kosovës përkrahë shteteve frankofone e thellon miqësinë me ta.

Ministri i Punëve të Jashtme, Galuk Konjufca tha se prezenca më e madhe e gjuhës frënge në Kosovë përkon me ambiciet integrim në BE dhe në organizata ndërkombëtare.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi theksoi nevojën e bashkëpunimit më të madh ndërmjet Kosovës dhe shteteve frankofone.

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine- Butel duke folur për javën e frankofonisë tha se investimi i qeverisë në rrjetin e frankofonisë është i dobishëm. “Frëngjishtja tani flitet nga 300 persona në 5 kontinente, ajo është gjuhë e diplomacisë tashmë. Investimi i qeverisë kosovare në rrjetin e frankofonisë është i dobishëm. Shpresoj që në të ardhmen të rinjtë të mësojnë më shumë gjuhën frënge”, tha ajo.

Pjesë e kësaj konference të përbashkët ishin dhe përfaqësues nga shteti i Belgjikës dhe Luksemburgut. Të dy njëzëri thanë se kultura dhe programi i javës frankofone do të lidhë edhe më shumë Kosovën me vendet frankofone.