Price: SHBA i kërkojnë Kurtit dhe Vuçiqit të bëjnë lëshime për të mos rrezikuar paqen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa të menjëherëshëm për të shtendosur tensionet. Kështu i tha RTV21, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price.
Sipas tij, SHBA-të Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë.
“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë. Si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë. Ne i bashkohemi BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve.”, tha Price në një përgjigje me shkrim për RTV21.
Më tej,  bën apel të të Të dyja palët që të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokuese, të përmbushin detyrimet e tyre bazuar në Dialogun e lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje./21Media

Back to top button