Një prift katolik dhe një murgeshë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një anëtari tjetër të manastirit të tyre në Indi gati 30 vjet më parë.

Atë Thomas Kottoor dhe Motra Sephy u dënuan të Martën për vrasjen e Motrës 21-vjeçare Abhaya në 1992 dhe shkatërrimin e provave të vrasjes.

Dyshja e vrau atë pasi ajo i takoi ata të përfshirë në veprimtari të paligjshme seksuale.

Policia lokale fillimisht mendoi se murgesha e re i kishte marrë jetën vetes, përcjell portali rtv21.tv

Por hetime të mëtejshme filluan pas dyshimeve për vdekjen e saj nga familja dhe aktivistët.

Sephy, 55, nuk ka komentuar publikisht mbi vendimin, por Kottoor, 69, këmbënguli se ai ishte i pafajshëm.

“Unë nuk kam bërë asnjë të keqe. Zoti është me mua,” i tha ai medias lokale jashtë gjykatës të mërkurën, kur u dënua.

Një prift i tretë, Fr Jose Poothrikkayil, u akuzua nga prokurorët se kishte gjithashtu një marrëdhënie të paligjshme me Sephy. Ai u arrestua dhe u akuzua për vrasjen në 2008 por më vonë u lirua për shkak të mungesës së provave.

Trupi i Sr Abhaya u gjet në një pus në manastirin St Pius X në Kottayam, një qytet në jug të Indisë.

Një gjykatë vendosi që, para vdekjes së saj, ajo u zgjua në orët e para të 27 Marsit 1992 dhe hyri në kuzhinën e manastirit për të marrë ujë nga një frigorifer.

Ndërsa ishte në kuzhinë, ajo kapi Kottoor dhe Sephy në një pozicion kompromentues.

Nga frika se mos i zbulonte, çifti e vrau dhe e hodhën trupin e saj, vendosi gjykata.

Hetimet për vdekjen e murgeshës së re kanë qenë një çështje mjaft e diskutueshme në Indi.

Policia lokale dhe e shtetit fillimisht vendosën që ajo të kishte marrë jetën e saj. Byroja Qendrore e Hetimit e Indisë (CBI) më vonë mori përsipër çështjen në 1993 dhe zbuloi se ajo ishte vrarë, por nuk identifikoi asnjë të dyshuar.

Pas një urdhri të gjykatës së lartë në 2008, CBI rinovoi hetimin e tij dhe arrestoi dhe akuzoi Kottoor, Sephy dhe Fr Jose Poothrikkayil, por ata u lanë të lirë me kusht. Një proces i gjatë gjykimi i ndoqi.

“Çështja e Motrës Abhaya më në fund mori drejtësi. Ajo do të prehet në paqe,” tha aktivisti i të drejtave të njeriut Jomon Puthenpurackal, i cili ka bërë fushatë për një vendim mbi vrasjen./21Media