Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve që bëri në paraditen e së dielës tek varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook i ka kujtuar gjitha masakrat që u kujtuan gjatë muajit prill.

“Prilli-muaji i masakrave dhe i kujtimit”, kështu e ka filluar shkrimin kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se prilli vazhdon të jetë muaji i përkujtimeve të masakrave, krimeve e gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit dhe se këto masakra janë vazhdimësia e tragjedisë së përjetuar nga populli shqiptar i Kosovës gjatës luftës.

I pari i Qeverisë ka shtuar se gjithë këto janë gjaku që nuk falet e dhimbja që nuk ndalet.

Derisa ka renditur gjitha masakrat që u kujtuan vetëm në pjesën e parë të muajit prill, Kurti ka thënë se gjithë jetët e humbura janë çmimi i paguar për lirinë e pavarësinë e që duhet t’i gëzojnë të gjitha pa dallim./21Media 

Prilli – muaji i masakrave dhe i kujtimit

Sot në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, kur shënojmë edhe Betejën e…

Posted by Albin Kurti on Sunday, April 18, 2021