Pas deklaratës së Ramës, reagoi Princi Leka

Pas deklaratës së Ramës, reagoi Princi Leka

Princ Leka ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në seancën solemne për pavarësinë e Kosovës se Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen mund të kenë një president, simbol të unitetit kombëtar.

Lidhur me deklaratën e Ramës, Leka është shprehur se Bashkimi kombëtar ka qenë dhe do të jetë ëndërra dhe përpjekja e familjes mbretërore.

Sipas tij, kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë.

”Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara”, ka shkruar Leka në facebook.

Ndryshe, rreth deklaratës së Edi Ramës pati shumë reagime, në mesin e të cilave ishte edhe ajo e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, i cili deklaratën e Ramës e ka quajtur mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet te pavarur./21Media