Princ Leka: Krenohemi me ty Ramush
20 Korrik 2019
Në përkrahje të Haradinajt
Në përkrahje të Haradinajt
Princ Leka sot ka reaguar pas dorëheqjes së djeshme të Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës.
Leka në llogarinë e tij “Facebook”, duke e vlerësuar familjen Haradinaj ka thënë se trimëria dhe guximi ka qenë dhe është tipari më dallues i familjes Haradinaj.
“Si gjithnje trimeria dhe guximi ka qene dhe eshte tipari me dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurine i japin asaj permasa kombetare, madje edhe me gjere, duke u bere shembull frymezimi per gjithe politikanet shqiptare kudo qe ata ndodhen”, ka shkruar Princ Leka.
Ai u shpreh se është krenar për Ramush Haradinajn.
“Krenohemi me ty Ramush dhe na rrit ndjenjen e pergjegjesise per detyrimet qe ka çdo shqiptar per Atdheun dhe kombin e tij. 🇦🇱🇽🇰🇪🇺”, ka shkruar ai duke ia bashkangjitur edhe një fotografi ku shihen Princi Leka dhe Ramush Haradinaj me bashkëshortet.
Ramush Haradinaj dje e mori vendimin për dorëheqje nga posti i kreut të Qeverisë me arsyetimin se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë./21Media